Reperi i njohur Stresi është ditët e fundit në qendër të vëmendjes së medias dhe këtë herë përsa i takon jetës së tij private.
Ai po përflitet për ndarjen nga bashkëshortja e tij Keisi. Ndërkohë që po flitet për këtë temë të nxehtë dhe me interes për fansat Stresi sapo ka publikuar hitin më të ri, pikërisht në ditën e fundit të verës.
Para pak çastesh është lansuar projekti më i ri me video nga reperët e njohur Stresi dhe MRK, i titulluar ‘Nuk o veç gang’. Kjo këngë e sjell një hit të ri të kësaj vere dhe krejt ndryshe nga ajo çfarë jemi mësuar të shohim deri tash.
Kënga është pritur mjaft mirë që nga momentet e para të lansimit. Video e këtij projekti është realizuar në Shqipëri, nga Max Production.