Publikohet projekti i ri i Loredanës “Gangster”

Publikohet projekti i ri i Loredanës “Gangster”

Këngëtarja e shumëpërfolur Loredana prej disa ditësh ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

Publikimi i këngës u bë natën e kaluar pas mesnatës, transmeton Insajderi.

Videoja e këngës është  e përqendruar në imazhin e këngëtares, e cila e veshur në të zeza performon para orkestrës, në një skenë të ndriçuar me dritë të kuqërremtë.

Producentë të kësaj këngë janë dy bashkëpunëtorë të mëhershëm të reperes, Miksu dhe Macloud.

Përndryshe këngëtarja ishte në vëmendje të mediave edhe për paraqitjen e ish partnerit të saj Mozzik në një dokumentar për jetës e saj./Insajderi.com