Publikohet remiksi i hitit të ri të Ritës, “Let You Love Me”

Publikohet remiksi i hitit të ri të Ritës, “Let You Love Me”

Rita Ora ka publikuar videoklipin e saj të ri kohë më parë.

Kënga megjithatë u pëlqye shumë, e “Let You Love Me” është një prej projekteve më të pëlqyera të këngëtares.

Rita Ora nuk ka vonuar dhe ka publikuar në kanalin e saj zyrtar në YouTube remiksin e këngës së saj të re.

“Let You Love Me”, një këngë shumë sensuale që flet për dashurinë vjen si remiks nga producenti MOWE.

Ky remiks vjen në prag të lansimit të albumit të ri të Ritës, “Phoenix”.

Albumi i Rita Orës publikohet më 23 nëntor në të gjitha platformat.

Rita Ora është kthyer fuqishëm në vitin e fundit në muzikë, ndërkaq në 10 vjetorin e pavarësisë performoi në Prishtinë.