Publikohet traileri i dokumentarit i “Amy Winehouse- Back to Black”

Publikohet traileri i dokumentarit i “Amy Winehouse- Back to Black”

“Eagle Vision” ka njoftuar ditë më parë se në fillim të muajit nëntor, do të publikohet dokumentari më i ri për Amy Winehouse, ndërsa së fundmi është publikuar traileri i tij.
Dokumentari, i titulluar “Amy Winehouse – Back to Black”, tregon prapaskenat e këngëtares së ndjerë, duke treguar sekuenca të jetës së saj personale gjatë kohës kur po realizonte edhe albumin e saj të fundit, i cili do të shfaqet më 2 nëntor.
Dokumentari i ri përmban pamje të pazbuluara më parë nga jeta e Winehouse, si dhe intervistat me Mark Ronson dhe Salaam Remi.
Dokumentari do të përfshijë edhe filmime nga “Një Mbrëmje në Londër”, një shfaqje private që Winehouse organizoi për miqtë e saj, të njëjtën natë kur mori pesë çmime “Grammy”.
Këngëtarja kishte humbur jetën si pasojë e mbidozës në banesën e saj në vitin 2011 në Londër, filmi do të jetë në mënyrë dixhitale, nëpërmjet DVD-së dhe Blu-Ray-t, dhe tani është në dispozicion për parapagim, për të gjithë adhuruesit e saj/Insajderi.com