fbpx

Publikohet xhirimi i sulmit ndaj kryebashkiakut të Gdanjskut

U publikua xhirimi i sulmit ndaj kryebashkiakut të Gdanjskut Pavel Adamovic i cili është therë të dielën mbrëma në skenë gjatë një tubimit për bamirësi.

Publikohet xhirimi i sulmit ndaj kryebashkiakut të Gdanjskut

Stefan Mescezna (27) ka kërcyer në podium dhe e ka therë kryebashkiakun në bark dhe në gjoks, e pastaj e ka kapur mikrofonin dhe ka bërtitur se si qeveria e kaluar e ka burgosur dhe “e ka torturuar”. Ai pas sulmit ka kërcyer nëpër skenë me thikë në dorë dhe ka bërtitur: “Dhe për këtë Adamovic duhet të vdesë!”

Kryebashkiaku menjëherë u transportua në spital ku është operuar, por për fat të keq nuk mundi të mbijetojë.

Sulmi ka ndodhur para disa qindra personave të cilët merrnin pjesë në një aksion bamirësie të mbledhjes së parave për blerje të pajisjeve mjekësore. Sulmuesi, pas një konfuzioni të shkurtër u arrestua.

Adamovic (53) ishte në detyrë të kryebashkiakut prej vitit 1998, ndërsa  Platforma Qytetare e përkrahu rizgjedhjen e tij në zgjedhjet lokale në vjeshtë të vitit 2018./Insajderi.com.

Atak na prezydenta Gdańska

Przedstawiamy film z wieczornego ataku nożownika na Pawła Adamowicza podczas Światełka do Nieba. Widać na nim jak napastnik przemierza całą scenę z nożem w ręku w kierunku prezydenta Gdańska, chcąc uderzyć. Nie zdecydowaliśmy się – ze względu na drastyczność scen – pokazać całego zdarzenia, w którym prezydent Gdańsk otrzymuje trzy ciosy. Napastnik został obezwładniony i wyniesiony poza scenę. Prezydent Adamowicz był kilkadziesiąt minut reanimowany. Odwieziono go na oddział SOR Szpitala Klinicznego UCK.

Posted by gdansk.pl on Sunday, 13 January 2019