Publikoi fotografi dhe videoincizime nudo me të dashurën e mitur, pastaj tentoi edhe ta vriste

Publikoi fotografi dhe videoincizime nudo me të dashurën e mitur, pastaj tentoi edhe ta vriste

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzën kundër të pandehurit V.H. për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer vepër “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” nga neni 179 par. 1 nën par. 1.8 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës i pandehuri V.H. pasi ishte në lidhje dashurie me viktimën/të miturën M.M. e cila ndahet nga i njëjti dhe më pas kërkon që t’i largoj nga rrjetet sociale fotografitë dhe videoincizimet nudo të saj, të cilat i pandehuri i kishte postuar, ashtu që ky i fundit e fton viktimën që të takohen dhe kjo vet t’i shlyej dhe me t’u takuar me dt. 21.06.2018 rreth orës 08:30 min. në fsh. Orroberd K. Istogut, i pandehuri fillon t’i bërtas viktimës, e kap për dore dhe nxjerr një thikë nga xhepi, me të cilën e godet në qafë, fytyrë, gjoks dhe barkë dhe më pas arratiset nga vendi i ngjarjes për tu arrestuar më vonë.

I pandehuri me veprimet e tij, me dashje duke tentuar ta privojë nga jeta viktimën për motive të ulëta, ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar sikur më lart, për çka prokurori i propozoj gjykatës që i njëjti të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.