
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Puhije Demaku përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka hequr dorë nga jeta politike, për siç ka thënë ajo arsyeje personale.
“Pas zhvillimeve të fundit në skenën politike në vendin tonë, kam analizuar në hollësi angazhimin tim në jetën publike dhe dua të ju njoftoj se për arsye krejtësisht personale, do ta pauzojë angazhimin tim të drejtpërdrejtë në politike”.
Demaku gjithashtu është larguar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, pas 6 viteve pasi fillimisht kishte qënë pjesë e partisë Fryma e Re e cila ishte shkrirë në VV, pasi nuk kaloi pragun zgjedhor.
“Këto 6 vite në Lëvizjen VETEVENDOSJE! kanë qenë një rrugetim i jashtëzakonshëm, me sfida e mësime, por mbi të gjitha një përvojë me shumë vlerë. Duke marrë në konsideratë të gjithë faktorët e sidomos obligimet dhe përgjegjesitë personale, unë kam vendosur që të ndjekë një rruge profesionale jashtë politikës, pa lënë anash kontributin, për aq sa mundem dhe di, për të mirën e kombit dhe avancimin e interesave të shtetit”, shkruan Demaku në Facebook.