Puigdemont iu dorëzua autoriteteve belge

Ish lideri i arratisur katallan Carles Puigdemont i është dorëzuar organeve të gjyqësisë belge pasi Spanja kishte shpallur urdhër arrest të ri për të pas aktgjykimeve të shqiptuara ndaj udhëheqësve separatist katallanë, ish kolegëve të tij.

Puigdemont iu dorëzua autoriteteve belge

Siç është kumtuar nga zyra e Puigdemontit, ai në përcjellje të avokatëve të tij vullnetarisht është paraqitur para organeve belge në lidhje me urdhër arrestin.

Në kumtesë shtohet se Puigdemont hedhë poshtë atë urdhër dhe kundërshton çfarëdo përpjekje që ai të kthehet në Spanjë.

Puigdemont dhe disa bashkëpunëtorë të tij janë arratisur në Belgjikë në tetor të vitit 2017 kur janë ftuar në gjykatë për shkak të mbajtjes së referendumit për pavarësi të cilin qeveria spanjolle e shpalli jolegal.

Gjykata Supreme e Spanjës të hënën dënoi nëntë zyrtarë katallanë me burgim prej 9 deri 13 vjet për shkak të tentimit të pavarësimit të Katalonjës nga Spanja. Pas kësaj është dhënë urdhër arresti për Puigdemontin./Insjaderi.com.