Pulisic i njejtë me Hazard

Pulisic i njejtë me Hazard

Kanë kaluar pesë ndeshje që prej rifillimit të Premier Ligë’s dhe pa dyshim që njëri prej lojtarëve më të përfolur është Amerikani, Christian Pulisic. Ai po vazhdon të tregojë vazhdueshmëri me golat, asistet dhe driblimet senzacionale të tij. Shpejtësia e tij po u shkakton shumë probleme mbrojtësve kundërshtarë, duke mos u lënë zgjidhje tjetër përveç se ta faulojnë.

Dhe pikërishtë këto tipare, kanë bërë që ai të krahasohet nga shumë tifozë dhe analistë me ish lojtarin e Chelsea-s, Eden Hazard, raporton Insajderi.

 “Eden është një lojtar i klasit botëror, dhe ai ishte një lojtar fantastik për Chelsea-n. Unë nuk po mundohem të krahasohem me të, vetëm dua të jem vetëvetja.”- u shpreh Pulisic.

Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u përmendur edhe nga menaxheri i ‘The Blues’, Frank Lampard. “Ai po lëvizë me shpejtësi, dhe gjithmonë po punon shumë për ekipin, në të gjitha aspektet. Duke konsideruar moshën e tij, unë jam shumë shumë i lumtur. Ne kemi në duart tona një super lojtar, i cili do të bëhet çdoherë e më i mirë me kalimin e kohës.”- tha Lamps.

Ekipi londinez momentalisht gjendet në vendin e katërt në tabelë me 57 pikë, dhe po zhvillojnë një garë të ngushtë për vendin e tretë së bashku me Leicester City dhe Manchester United./Insajderi.com