Plus tetë raste të reja me Koronavirus, shkon numri në 71

Plus tetë raste të reja me Koronavirus, shkon numri në 71

Janë regjistruar plus tetë raste të reja me Koronavirus. Numri sipas IKSHPK-së ka shkruar në 71, shkruan Insajderi.

“Sot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve të hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga terreni. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive”.

“Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve 4 raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri”, thuhet në njoftim, transmeton Insajderi.

Nga data 08.02.2020 deri me 25.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK  janë testuar gjithsej 766 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej shtatëdhjetë e një (71) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!