Puna jashtë orarit, ndahen 2 milionë euro për Policinë e Kosovës

Puna jashtë orarit, ndahen 2 milionë euro për Policinë e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mbi 2 milionë eurove për Policinë e Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka treguar se këto shtesë dedikohen për kompensimin e  orëve jashtë orarit të punës për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës obligohet të angazhohet edhe në orare jashtë punës. PK-ja akumulon edhe orë që janë të pakompozuara”, është shprehur ai.

Mustafa ka saktësuar se shifra është 2 milionë e 52 mijë euro.Nga ana tjetër, zv/ministri i Financave, Fatmir Gashi theksoi se dikasteri i tij obligohet që nga kursimet e 2019-ës të barten mjetet për Policinë e Kosovës.