Punë praktike në Ljublanë për studentët e Kolegjit Riinvest

Punë praktike në Ljublanë për studentët e Kolegjit Riinvest

Kolegji  Riinvest nënshkruan marrëveshje me kompaninë Sllovene Enerdat për të dërguar studentë në Ljubljanë për punë praktike nga departamenti i Inxhinierisë Softuerike. Ky program do të mundohet të zhvillojë aftësitë teorike dhe praktike të studentëve.

Të gjitha shpenzimet si ato të jetesës, akomodimit dhe kompensimit mujor do të mbulohen nga kompania Enerdat.

Kolegji  Riinvest ju dëshiron suksese të gjithë studentëve që do të jenë përfitues të kësaj pune praktike të cilët do të kenë mundësi t’i tregojnë aftësitë e tyre në një treg dinamik siç është ai i Ljublanës.

Riinvest