Punëtorët e Feronikelit deklarohen për oligarkun Samir Mane

Punëtorët e Feronikelit deklarohen për oligarkun Samir Mane

Punëtorët e NewCo Feronikel kanë shumë shpresa tek pronari i ri, oligarku Samir Mane që do t’ia plotësojë kushtet e punës për të cilat ata tash e disa vite nuk janë të kënaqur.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Feronikelit, Fehmi Nika ka treguar se janë takuar me Samir Mane dhe i kanë të gjitha shpresat tek ai, pasi takimi që kanë pas me të sipas tyre ka qenë shumë i frytshëm.

Nika po ashtu ka treguar edhe kërkesat të cilat shpreson se pronari i ri do t’i përmbush.

“E kom pas një takim me pronarin i cili quhet Samir Mane, kemi kaluar jashtëzakonisht mirë, i kemi shprehur shqetësimet tonë që na shqetësojnë, i ka marr të gjitha shqetësimet për bazë dhe ka premtuar që do të përmbushen të gjitha. Mirëpo shqetësimi jonë është shtratimi në prodhim, pagat e puntorëve dhe kushtet e punës në vendin e punës, premtimi ka qenë mjaftë i frytshëm edhe shpresojmë që ai t’i realizojë të gjitha ato që i ka premtuar, nuk ka caktuar as datë as ditë mirëpo ka thënë se shumë shpejt do të startojnë”, ka thënë Nika për T7.

“NKL Limited” është kompania zyrtare e cila ka blerë “Feronikelin”, në qershor të këtij viti. Mirëpo shitja e saj dyshohet se është manipluative pasi që dy anëtarët e Bordit të kompanisë, “Cunico Resources”, kompani kjo e cila ka falimentuar Feronikelin, janë pronarët e të kompnaisë, “NKL Limited”

Insajderi ka raportuar për blerjen e dyshimtë të Feronikelit, ku 90 përqind të aksioneve të NeëCo Feronikel janë nën pronësi të oligarkut nga Shqipëria, Samir Mane. /Insajderi.com

Fakte të reja që tregojnë për përfshirjen e dyshimtë të Samir Manes në blerjen e Feronikelit