Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protesta

Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protesta

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar protesta, pasi nuk janë përfshirë në vendimin e së hënës të Qeverisë në detyrë për ndarje të mjeteve shtesë për disa kategori, njofton Insajderi.

Nexhat Llumnica, nënkryetar i Sindikatës së KEK-ut, ka akuzuar bordin dhe menaxhmentin e kësaj korporate, duke i quajtur egoist, pasi sipas tij, nuk po dëgjojnë fare zërin e punëtorëve.

“Më vjen mirë që marrin paga shtesë çdo punëtorë në Kosovë. Veç se mos harroni se punëtorët e KEK-ut janë ma të rrezikuarit në vend! Përkundër faktit se sfidat dhe rreziku është i madh, KEK-u ka arritur të thyejë rekord të ri falë angazhimit të punëtorëve”, ka shkruar Llumnica në Facebook.

“Sikur bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut nuk po dëgjojnë fare zërin e punëtorëve të saj, sepse janë egoist kanë paga të mëdha deri në 3500€, e nuk mërziten për punëtorët! Së shpejti edhe ne do vijmë në Prishtinë për ta prishur rehatin e juaj”, ka shtuar ai./Insajderi.com