Punëtorët e Lotarisë së Kosovës në ankth pas shfuqizimit të ligjit për lojërat e fatit

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës në ankth pas shfuqizimit të ligjit për lojërat e fatit

Të nxituar e ka cilësuar, drejtori i Lotarisë së Kosovës vendimin e Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e ligjit për lojërat e fatit dhe ndalimin e funksionimit të këtyre bizneseve për dhjetë vitet e ardhshme.

Sllamniku për Insajderin tha se deri tek një vendim i tillë i si shkak i mungesës së informatave nga ana e deputetëve për veprimtarin e Lotarisë së Kosovës.

“Mendoj që është një vendim i nxituar, i nxjerr nga mungesa e informatat të duhura qoftë nga deputetët dhe personat përgjegjës të Kuvendit të Kosovës për arsye se Lotaria e Kosovës është subjekt publik e ka statusin e shoqërisë aksionare dhe Qeveria e Kosovës është pronare e Lotarisë së Kosovës”, ka thënë ai për Insajderin.

Drejtori i Lotarisë ka folur edhe për dëmet që do t’i shkaktohen kësaj ndërmarrjeje nga ky projektligj.

“Mendoj që projektligji i nxjerr nga Kuvendi i Kosovës, ku fillimisht ka qenë propozuar që Lotaria e Kosovës të përjashtohet nga ky projektligj nuk është vendim i mirë nuk e kemi pritur mirë, aq më parë që kemi mbi 66 punëtor dmth gjithë këto familje sigurojnë të ardhura nga kjo veprimtari, poashtu kemi obligime nga shfrytëzimi i lokaleve me qera, që shërbejnë si pika të shitjes dhe obligime tjera, tash nxjerrja e një ligji të tillë në një afat kohorë aq të shkurtër pa pasur një konsultim apo informatë ne si subjekt na ka befasuar dhe mendojmë që nuk është vendim i qëlluar”, u shpreh ai.

Ai ka theksuar se e ardhmja e punëtorëve me këtë ligj është në rrezik.

“Sigurisht punëtorët janë të shqetësuar të gjithë ashtu edhe në drejtori dhe nga moment kur është shfuqizuar ligji nihet një ankth për punëtorët se cila është e ardhmja e tyre, për arsye se krejt kjo ka ndodhur shumë shpejt dhe ka pasur mënyra tjera, pra të ketë më shumë informata sepse po shihen se nuk kanë pasur informata të mjaftueshme sepse po të kishin pasur nuk do të kishte ndodhur një votim i tillë”, u shpreh ai.

Duke folur për seancën në të cilën u votuar ligji për shfuqizimin e lojrave të fatit, drejtori i Lotarisë së Kosovës, pati edhe një përgjigje për deputetët që kërkonin amandament për shfuqizim edhe të Lotarisë.

“Edhe ky propozim apo qëndrim hynë në ato qëndrimet e gabuara nga kjo seancë dhe të nxjerra nga mungesa e informative për arsye se Lotaria e Kosovës nuk ka nënkontraktojë, por përkundrazi me ligj i lejohet të ketë bashkëpunëtor në realizimin, do të thotë në shitjen e lojërave të fatit Lotaria e Kosovës është vetëm organizatore kurse shitjen mund ta bëjë edhe përmes subjekteve tjera, vetëm shitjen si çdo veprimtari që i shet produktet në pika të shitjes”, ka theksuar ai.

Gjatë kësaj interviste, drejtori foli edhe për të hyrat që mund të humb Kosova nga shfuqizimi i këtij ligji.

Sllamniku, tha se si ndërmarrje do të ndërmarrin hapa drejt zgjidhjes së kësaj çështjeje.

Shfuqizimi i ligjit për lojërat e fatit erdhi si shkak i dy vrasjeve që ndodhën në Suharekë e Lipjan pikërisht në kazino. Me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës votoi projektligjin që ndalon të gjitha lojërat e fatit në territorin e Kosovës./Insajderi.com