fbpx

Punëtorët e Lotarisë sërish në protestë

Punëtorët e Lotarisë sërish në protestë

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës të hënën do të mbajnë protestën e tretë me radhë përpara Qeverisë së Republikës së Kosovës, me kërkesën që të mbahet premtimi nga institucionet për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.

Po ashtu, ata po kërkojnë që punëtorët të marrin pagat, pasi qysh nga muaji prill kur janë ndaluar lojërat e fatit ata nuk janë paguar.

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë deklaruar se protestat e tyre do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.