Punëtorët e Trepçës ende pa pagën e janarit, paralajmërojnë grevë

Punëtorët e Trepçës ende pa pagën e janarit, paralajmërojnë grevë

Reth 700 punëtorë të ndërmarrjes “Trepça” kanë paralajmëruar grevë për javën e ardhshme, pasi thonë se akoma nuk e kanë marrë pagën për muajin janar.

Qeveria në detyrë e Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti ka ndarë një milion e 700 mijë euro subvencione për këtë ndërmarrje.

Nga qeveria punëtorëve u kishin premtuar se deri më 10 shkurt pagesat do të ekzekutohen, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Kështu ka bërë të ditur për Insajderi-n kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani.

Sipas tij, dikush po e pengon këtë proces.

“Të hënën na kanë premtuar se do të dalin pagat. Tash vjen muaji mars e as rrogat e shkurtit s’i kemi marrë. Të shtunën dhe të dielën do punojmë, e do presim deri në fillim të javës tjetër, nuk ua qesin pagat ne do të hyjmë në grevë të përgjithshme, edhe pse ky vendim ende nuk është definitiv. Nga gjithsej 1 mijë e 500 punëtorë, vetëm 800 kanë marrë paga. Dikush po e pengon këtë process, por nuk e di kush”, ka thënë Osmani./Insajderi.com