Punëtoret e Trepçës në përkrahje të protestës kundër Thaçit

Punëtoret e Trepçës në përkrahje të protestës kundër Thaçit

Punëtorët e minierës së Trepçës në Mitrovicë i janë bashkuar protestës së Lëvizjes Vetëvendosje sot, kundër idesë së korrigjimit të territorit me Serbinë.

Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Nora Fetoshi ka postuar një fotografi ku shihen punëtorët me flamuj të Trepçës dhe flamuj kombëtarë duke marshuar drejt Prishtinës.

Protestën e Vetëvendosjes e përkrahin edhe deputetë të LDK-së, Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe deputeti i pavarur Korab Sejdiu.