Punëtorët teknik në grevë – qeveria nuk ua ka paguar shtesat

Punëtorët teknik në grevë – qeveria nuk ua ka paguar shtesat

Rreth dy mijë punëtorë teknikë në spitalet dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare kanë hyrë në grevë nga sot, pas mosrealizimit të kërkesave për pagesat shtesë nga qeveria, njofton Insajderi.

Kërkesës për grevë i janë përgjigjur edhe punëtorët e Qendrës Kryesore Familjare në Prishtinë. Ata kanë bojkotuar punën dhe janë mbledhur në korridorin e kësaj qendre.

Kryetari i Sindikatës se Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se në të gjithë vendin, me përjashtim të QKUK-së, do të futen në grevë.

“Në ketë grevë do të marrin pjesë të gjitha spitalet regjionale që kanë punëtorë të sektorit privat dhe ambullantat dhe qendrat e mjekësisë familjare “, ka thënë ai./Insajderi.com