Punëtori i Bechtel Enkas kishte mbetur i varur dy orë në vinç

Punëtori i Bechtel Enkas kishte mbetur i varur dy orë në vinç

Dyshohet se Përparim Sadiku punëtor i Bechtel Enkas, kishte mbetur dy orë i varur në vinç si pasojë e një rrëzimi të vinçi në segmentin e fundit të pjesës së urës të autostradës, “Arbën Xhaferi”.

Si pasojë e kësaj prishje të lënduar kishin mbetur edhe pesë puëntorë tjerë. Një faqe në rrjetin social Facebook, “Kaçaniku me Rrethinë”, ka postuar disa foto ku puëntori, Përparim Sadiku shihet i varur në vinç, shkruan Insajderi.

“Sadiku, në momentin e rrëzimit të vinçit kishte mbetur i varur pothuajse dy orë në objektet punuese të autostradës. “Kaçaniku Me Rrethinë”, ka siguruar edhe pamje ku shihet punëtori në fjalë teksa qëndron në një pozitë tejet të vështirë, e që po ashtu i njëjti kishte parë vdekjen me sytë e tij nga një lartësi që besohet të ketë qenë 45 metra”, thuhet në postim.

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar derisa ishin duke punuar në kantierin e ndërtimit të Autostradës “Arbën Xhaferi” në Han të Elezit.

Siç njofton policia deri te aksidenti ku mbetën të lënduar gjashtë punëtorë të “Bechtel & Enka”  ka ardhur pasi është shkëputur një pjesë e vinçit.

“Është raportuar se në vendin e punimeve në autostradën Arbër Xhaferi, dyshohet se gjatë punës është shkëputur një pjesë e vinçit dhe si pasoj lëndime trupore kanë marr 6 persona të gjinisë mashkullore  njëri prej tyre shtetas i Turqisë kurse të tjerët K/Shqiptar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton Policia.

Në vendin e ngjarjes siç bën të ditur Policia kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, është njoftuar prokurori kujdestar i cili e ka cilësuar rastin si: Asgjësim, dëmtim, ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.

Gazeta Insajderi ka raportuar për vdekjet e punëtorëve ku për pesë muaj kanë ndodhur 19 vdekje në vendin e punës të gjitha këto në sektorin e ndërtimtarë. /Insajderi.com

19 vdekjet që dëshmuan dështimin e shtetit