Punëtori që u pushua nga puna pasi tregoi kushtet e mjerueshme në McDonalds

Punëtori që u pushua nga puna pasi tregoi kushtet e mjerueshme në McDonalds

Një punëtor i McDonalds është shkarkuar nga puna për shkak se ai kishte shpërndarë fotografi të brendisë së lokalit, në internet.

Fotot të cilat bënë rrotull botës shpejt, të cilat punëtori i kishte shpërndarë janë pamje nga kuzhina, ku dallohet papastërti e madhe, shkruan The Telegraph.

Ai me këtë ka dashur që ti japë një ide konsumatorëve të McDonalds se si mirëmbahet vendi.

 

Nick i cili nuk deshi ti bëhet emri i njohur, tha se me shpërndarjen e fotografive e kishte ditur se do të pushohet nga puna.

“I kam publikuar ato fotografi, sepse dua t’u bëj të ditur njerëzve se çfarë po konsumojnë, dhe sa të neveritshme janë kushtet”./Insajderi.com