fbpx

Punëtorja humbë njërën dorë, Elkos sulmon mediat për publikimin e videos

Punëtorja humbë njërën dorë, Elkos sulmon mediat për publikimin e videos

Kompania e deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendi ka sulmuar mediat pas publikimit të videos ku shihet punëtorja teksa humbë dorën duke punuar në sektorin e mishit.

Përmes një komunikate për media, Elkos thotë se rasti ka ndodhur para një muaji, ndërsa “mospërcaktimi se ku ka ndodhur, është me qëllim që të dëmtohet imazhi i Elkos Group në Kosovë”.

“Pasi që sot në disa portale po qarkullon një video, ku shihet lëndimi në vendin e punës të një punëtoreje në sektorin e mishit, me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve tonë, ju informojmë se rasti në fjalë ka ndodhur në kompaninë Elkos në shtetin e Malit të Zi, ku atje për këtë rast janë marrë të gjitha masat e nevojshme përfshirë ato ligjore në bazë të të gjitha rregullave të këtij shteti”, thuhet në komunikatën e Elkos.

Sipas komunikatë thuhet se punëtorja është dërguar jasht vendit për shërim.

“Sipas informatave që posedojmë nga përfaqësuesit tonë në Malin e Zi, ju informojme se punetorja ka pasur sigurim shëndetësor dhe aksidental dhe është dërguar menjëherë për trajtim shëndetësor jashtë vendit dhe pas rehabilitmit do i sigurohet një vend i punës adekuat që i përgjigjet aftësive të saj”, thuhet në njoftim.

Punëtorja e këput dorën në vendin e punës