Pushimet luksoze të Ronaldos në jahtin gjigant

Pushimet luksoze të Ronaldos në jahtin gjigant

Cristiano Ronaldo është shfaqur mjaft i disponuar gjatë pushimeve me djalin e tij të madh, Cristiano Jr dhe të dashurën Georgina Rodrigez.

Superylli i Juventusit ka bërë pushime të zgjatura, ndërsa pasi qëndroi disa ditë në Greqi, ai dhe familja e tij udhëtuan për në rivierën franceze.

34-vjeçari është dukur mjaft i disponuar në jahtin luksoz, ku argëtohej me djalin dhe partneren, me të cilën kanë një fëmijë bashkë.

Për pushimet e tij, Ronaldo ka zgjedhur jahtin tejet luksoz, të gjatë 46 metra, që mbante emrin ‘Africa’.

Natyrisht se vëmendje të madhe ka marrë e dashura e futbollistit, e cila u bë temë e faqeve rozë me pozat me bikini.

View this post on Instagram

Amore mio ??

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on