
Sot dyshja janë prindër krenarë të një vogëlusheje me emrin Ajka, mirëpo rrallë herë kanë folur për detajet e lidhjes së tyre. E ajo që i intereson kujtdo për një romancë, është ajo puthja e parë – e para fare.
E ftuar në Kurthin e Piter Panit me Alketa Vejsiu, fëmijët protagonistë të emisionit shpeshherë e vunë në siklet këngëtaren. Po kush do i rezistonte ëmbëlsisë së fëmijëve dhe Xhensila ndau aq sa duhej për jetën e saj private, njofton Insajderi.
Xhensila ka theksuar se puthja e parë me Besin ishte e para fare për të dhe ishte një përzierje emocionesh.
“Ka qenë puthja e parë, e parë. Për mua ishte një frikë e madhe, surprizë e madhe dhe shumë e bukur! Por e rëndësishme është të përjetohet në kohën e duhur dhe me njeriun e duhur. Në fakt, më ka puthur ai. E kam lodhur të shkretin!” –ka thënë këngëtarja, duke shtuar se data ka qenë 12 gusht.
Ajo më pas zbuloi se Shëngjini ishte vendi ku ajo mori puthjen e saj të parë dhe se dyshja e vizitojnë shpesh atë pjesë të rivierës shqiptare – si mënyrë për të përjetuar edhe një herë ato dridhjet e gjunjëve të puthjes së parë. /Insajderi.com