Putin: Armenia dhe Azerbajxhani të arrijnë marrëveshje në kuadër të grupit të Minskut

Putin: Armenia dhe Azerbajxhani të arrijnë marrëveshje në kuadër të grupit të Minskut

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, vuri në dukje se Azerbajxhani dhe Armenia duhet të ulen në tryezën e negociatave dhe tha se dy vendet “duhet të arrijnë zgjidhje përmes negociatave në kuadër të Grupit të Minskut, në të cilin ndodhet edhe Turqia”, transmeton Insajderi.

Putin iu përgjigj pyetjeve të bëra nga përfaqësuesit e kompanive të ndryshme të investimeve, në një aktivitet të emërtuar “Rusia Thërret!”, ku ai mori pjesë nëpërmjet video konferencës.

Pasi ka mbrojtur idenë e tij se konfliktet e para në Nagorno – Karabakh filluan nga çështjet etnike, Putin tha se “edhe qeveria e Bashkimit Sovjetik nuk mori një vendim efektiv që të siguronte sigurinë e njerëzve. Armenia duke marrë në dorën e saj armën, e hodhi vetë hapin”.

Ndërkaq, Azerbajxhani është i mendimit se shtatw rajonet në Karabakh nuk kanë lidhje me Armeninë, tha Putin, i cili shtoi se “Azerbajxhani shprehet se ‘kemi të drejtë që të rimarrim këto territore dhe ta rregullojmë çështjen e Nagorno – Karabakhut”. Të gjithë kanë të drejtën e tyre dhe nuk ka një zgjidhje të lehtë, sepse ka një nyje shumë komplekse”.

“Me sigurimin e një regjimi të caktuar në Karabakh, qasja jonë është të flitet dhënia e 5 rajoneve plus 2 Azerbajxhanit. Për një zgjidhje afatgjatë duhet të sigurohet një balancë interesi që të jetë i përshtatshëm për të dy palët”, deklaroi Putin, duke bërë të ditur se Rusia ka një qasje të hapur lidhur me situatën aktuale, Anadolu Agency (AA).

“Azerbajxhani dhe Armenia duhet të arrijnë zgjidhje përmes negociatave në kuadër të Grupit të Minskut, në të cilin ndodhet edhe Turqia. Unë mendoj se kjo mund të arrihet”, vlerësoi Putin, i cili shtoi se për zgjidhjen e krizës duhet që në fazën e parë të ndalohen konfliktet dhe palët të ulen në tryezën e negociatave. /Insajderi.com