Putin arrin në vilën ku do të takohet me Biden

Putin arrin në vilën ku do të takohet me Biden

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka arritur në vilën “La Grange” ku do të mbahet takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, transmeton Insajderi.

Ai u mirëprit nga Presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin në shkallët e rezidencës, ku ata pozuan shkurtimisht për fotografët përpara se të hynin brenda.

CNN raporton se Putin dukej i “relaksuar” dhe “gazmor”.

Përballja e Joe Biden me Vladimir Putin sot është një nga samitet më kritike të kohëve të fundit, dhe jo vetëm për shkak se marrëdhëniet midis dy kombeve – të cilat së bashku zotërojnë 90% të armëve bërthamore të botës, të dy udhëheqësit kanë shkëmbyer retorikë të ashpër për rreth katër muaj./Insajderi.com