Putin e telefonon Khabib-in, e ngushëllon për babanë

Putin e telefonon Khabib-in, e ngushëllon për babanë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka telefonuar Khabib Nurmagomedov, për ta ngushëlluar për vdekjen e babait të tij, trajnerit legjendar Abdulmanap, i cili vdiq sot, e premte, nga COVID-19, në moshën 57 vjeçare, shkruajnë mediat ruse, njofton Insajderi.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka njoftuar se Putin ka kontaktuar me kampionin e peshave të lehta në UFC, dhe i ka shprehur ngushëllime për babanë, që fillimisht u infektua me virusin Corona në maj.

Putin i kishte ftuar Nurmagomedov-ët në zyrën e tij, kur Khabib pati mposhtur Conor McGregor në tetor të vitit 2018, në ndeshjen më të shikuar të të gjitha kohërave në artet marciale të përziera./Insajderi.com