Putin nënshkruan projekt-ligjin që e lejon të qëndrojë në zyrën presidenciale edhe për dy mandate

Putin nënshkruan projekt-ligjin që e lejon të qëndrojë në zyrën presidenciale edhe për dy mandate

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një projekt-ligj që e lejon atë të qëndrojë në zyrën presidenciale edhe për dy mandate të tjera, transmeton Insajderi.

Projekt-ligji po ashtu përcakton kërkesa shtesë për të emëruarit presidencialë, përkatësisht mund të emërohet për zyrën presidenciale vetëm një qytetar rus mbi 35-vjeç që ka qëndruar përgjithmonë në Rusi dhe që nuk ka pasur kurrë shtetësi ose leje qëndrimi të një shteti tjetër, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo dispozitë nuk zbatohet për rusët të cilët “më parë kishin shtetësinë e një shteti që u miratua ose pjesë e të cilët u miratua në Federatën Ruse sipas ligjit kushtetues federal”.

Vitin e kaluar, Rusia mbajti një votim mbi ndryshimet kushtetuese. Aktualisht, ligjvënësit rusë po e bëjnë legjislacionin ekzistues në përputhje me versionin e ri të kushtetutës. /Insajderi.com