Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka vlerësuar se personat të cilët vijnë në protesta të palejuara duhet të përgatiten për burg dhe që t’i kenë kokat e rruara kur të vijnë në këtë institucion.
“Nëse nuk keni marrë leje për protestë, dhe megjithatë protestoni, atëherë ju lutem të shkoni në rruajtje në burg”, ka thënë Putin me buzëqeshje në një intervistë dhënë agjencisë ruse të lajmeve Tass.
“Dhe që atje të pushoni pak, të relaksoheni”, ka shtuar Putin.
Pastaj gazetari e pyet sa kohë, tri apo pesë vjet, ndërsa presidenti rus përgjigjet se varet prej gjykatës që merr vendim dhe ka shtuar se sipas ligjeve të disa vendeve për këto vepra “njerëzit vuajnë pesë apo gjashtë vjet”.
Putini, i cili ka dhënë intervistë me rastin e 20 vjetorit të qeverisjes, ka thënë se ligji duhet të respektohet.
“Nëse nuk është kështu, atëherë situata e tillë mund të shpërthejë në vend, dhe të lejojmë të digjen veturat nëpër rrugë”, ka thënë presidenti rus.
Disa nga protestuesit në protesta të ndaluara kanë marrë deri pesë vjet burgim. Ligji parasheh se protestuesit mund të tubohen vetëm atëherë kur marrin leje. Shumë përfaqësues të opozitës pretendojnë se shumë shpesh është shumë vështirë të merret leja.
Në kohën e fundit në Rusi tubimet janë të tilla ku vetëm një protestues qëndron diku me një parullë, sepse vetëm kjo formë e protestës nuk kërkon leje./Insajderi.com.