Putin refuzon të takohet me Erdoganin

Presidenti i Rusisë Vladimi Putin nuk do të takohet më 5 mars me presidentit e Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

Putin refuzon të takohet me Erdoganin

Putin nuk e ka ndërmend të bisedojë për situatën në provincën siriane Idlib, përkundër deklaratave të presidentit turk se me siguri takimi do të realizohet.

Erdogan ka thënë dje se me siguri do të takohet me Putinin javën e ardhshme në Stamboll.

“Putini ka plane tjera për 5 mars”, i ka thënë gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dimitrij Peskov, transmeton Reuters.

Peskov ka shtuar se Putin nuk ka planifikuar të udhëtojë në Stamboll.

Mirëpo, ai ka shtuar se Rusia dhe Turqia po vazhdojnë të komunikojnë në nivelin e ekspertëve, para se gjithash kur është fjala për krizën në Idlib.

Ai gjithashtu ka thënë se prezenca e forcave të armatosura turke në Idlib është legjitime./Insajderi.com.