Putin së shpejti viziton Serbinë

Putin së shpejti viziton Serbinë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin gjatë muajit tetor ose nëntor pritet të qëndrojë në një vizitë në Beograd.

Kështu të paktën ka deklaruar ambasadori rus në Serbi, Alexander Chepurin.

Ai ka vlerësuar se vizita e Putinit do të jetë shumë e rëndësishme për raportet ruso-serbe gjatë viteve të ardhshme, transmeton Insajderi.

Para vizitës së Putinit, në Beograd pritet të qëndrojnë edhe shumë biznesmenë me qëllim të rritjes së investimeve.

Vizita e presidentit rus pritet të ndodhë në kohën kur dialogu Kosovë-Serbi po hynë në fazën finale. /Insajderi.com