Presidenti rus, Vladimir Putin sot do të vizitojë sot Beogradin dhe Kosova do të jetë pjesë e bisedimeve të tij me kreun e shtetit serb, Alekasandar Vuçiç.

Putin sot qëndron më afër se kurrë Kosovës

Putin sot qëndron më afër se kurrë Kosovës

Presidenti rus, Vladimir Putin sot do të vizitojë sot Beogradin dhe Kosova do të jetë pjesë e bisedimeve të tij me kreun e shtetit serb, Alekasandar Vuçiç.

Në një intervistë për Pink TV, Vuçiç sqaroi se është thelbësore për Serbinë, që të sqarohet vrasja e kreut të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviç, por autoritetet serbe siç theksoi ai, nuk mund të kryenin një hetim në vendngjarje dhe nuk kanë pranuar materialet e kërkuara.

Vetë presidenti sqaroi se ua ka bërë të qartë shërbimeve serbe që të mos i paraqisnin të gjitha informacionet e tyre përpara përvjetorit. Ivanoviç u vra ditën kur ishin zgjedhjet e Beogradit; A do të ishte e përshtatshme për dikë në Beograd kjo, vetëm nëse dikush është i çmendur, tha Vuçiç.

70.000 vetë pritet t’i urojnë mirseradhjen Putinit në kryeqytetin e Serbisë, ku shefi i Kremlinit do të ndalojë edhe në katedralen e Shën Savës. Një mikpritje e tillë organizohet, sipas Tanjug, nga sektori joqeveritar dhe organizata patriotike, megjithatë mbështetjen e saj do ta japë dhe partia në pushtet, SNS.

Plani është që pjesëmarrësit të mblidhen në Sheshin e Republikës e pastaj të marshojnë deri te katedralja, në mënyrë që të mbërrijnë atje në të njëjtën kohë me liderin rus.

Kjo është mënyra e tyre për të treguar respekt ndaj numrit një të Rusisë dhe mirënjohje për mbështetjen që vendi më i madh sllav i jep integritetit territorial të Serbisë, në arenën ndërkombëtare, shkruan shtypi vendas.