Putini jep tre milionë pasaporta

Moska e ka thjeshtësuar marrjen e nënshtetësisë ruse për shtetasit e Ukrainës. Vlerësohet se tre milionë persona mund ta përdorin këtë të drejtë.

Putini jep tre milionë pasaporta

Ministria e brendshme e Rusisë pretendon se rreth tre milionë shtetas të Ukrainës mund ta marrin shtetësinë e Rusisë pas dekretit të presidentit të Rusisë Vladimir Putin me të cilën mundësohet marrja e dokumenteve ruse “për arsye humanitare”.

Pretendohet se banorët e Donjeckut dhe Luganskit tashmë kanë dorëzuar 60.000 kërkesa, dhe se tashmë 25.000 veta kanë marrë pasaporta ruse.

Ndaj këtij dekreti të Putinit pasoi përgjigjja nga Kievi. Edhe Ukraina në të ardhmen do të jep më lehtë dhe më shpejt azil politik për qytetarët e Rusisë të cilët në vendin e tyre janë të përndjekur për shkak të motiveve politike, pasi edhe presidenti ukrainas Vladimir Zelensky e ka nënshkruar një dekret në lidhje me këtë.

Për të fituar nënshtetësinë e Ukrainës, personi i cili dëshiron këtë, duhet të ketë dokument me të cilin dëshmohet se ka hequr dorë nga nënshtetësia ruse, si dhe dokument nga Ministria e jashtme e Ukrainës me të cilin do të dëshmojë se vërtetë është i përndjekur politikisht./Insajderi.com.