Pyetja e Molliqajt ndaj VV-së: A keni ndërruar qëndrim apo jeni të gatshëm për bashkëpunim me çetnik

Pyetja e Molliqajt ndaj VV-së: A keni ndërruar qëndrim apo jeni të gatshëm për bashkëpunim me çetnik

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj i ka bërë pyetje publike Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje nëse e kanë ndërruar qëndrimin dhe janë të gatshëm për të bashkëpunuar me Listën Serbe që Molliqaj citonte një deklaratë të Kurtit që i quante çetnik, raporton Insajderi.

Në lidhje me zgjedhjet e parakohshme që janë duke u diskutuar Molliqaj u ka bërë ofertë ish-bashkëpartiakëve. Ka thënë se nëse ata i marrin nënshkrimet e Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj edhe PSD të t’i jap nënshkrimet.

Por fillimisht Molliqaj ka lexuar disa të Kurtit ku ai Listën Serbe e quante çetnik.

“Do flas për zgjedhjet e parakohshme të Kosovës që është duke u përfolur tash e një kohë të gjatë. Edhe për këtë çështje ashtu siç edhe për të tjerat ka pasur një sulm nda PSD-së”.

“Më lejoni t’i citojë disa nga deklaratat e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosjes, njërës parti të opozitës; ‘Kurse në zgjedhje të ardhshëm parlamentare të na sjellin Listën Serbe një formacion ky prej çetnikëve i përbërë prej çetnikëve sepse ky formacion nuk janë thjeshtë serb ata janë çetnik’, përfundon njëri prej citateve të liderit të kësaj partie” ka thënë Molliqaj.

Ai më tej ka pyetur Vetëvendosjen nëse janë distancuar nga ky epitet ndaj Listës Serbe, apo tash mund të bashkëpunojnë me “çetnik”.

“Kam pyetje publike a e ka ndërruar qëndrimin LVV për këtë punë apo janë gati edhe me çetnik me bashkëpunuar”.

“Në emër të PSD-së i përgjigjem LVV-së që nëse këta janë gati dhe shkojnë e i marrin nënshkrimet e Listës Serbe ne sot ja japim votat. Është mirë me dal publikisht dhe me na i treguar e jo me manipuluar”, ka thënë Molliqaj./Insajderi.com