PZAP gjobit partitë politike me 43 mijë e 700 euro

PZAP gjobit partitë politike me 43 mijë e 700 euro

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në seancën e së enjtes ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 43 mijë e 700 euro për tri subjekte politike, njofton Insajderi.

Këto gjoba janë shqiptuar pas shqyrtimit të 11 ankesave që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore.

PZAP-ja ka pranuar të bazuara gjashtë ankesa, një ankesë e ka refuzuar të pabazuar, ndërsa katër ankesa i ka hedhur të palejuara.

AAK-së i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 22,700.00 euro.

Nismës Socialdemokrate i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 20,000.00 euro.

PDK-së i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 1,000.00 euro.

Gjithsej, në seancën e sotme janë shqiptuar gjoba në shumë prej 43,700.00 euro.

Natyra e ankesave kryesisht është për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike:

Përdorimi i gjuhës së urrejtjes

Mbajtja e tubimit publik pa paralajmërim,

Shkelja e Kodit te Mirësjelljes

Vendosja e billbordeve në hapësirat e subjekteve tjera politike

Vendosja e billbordeve dhe panove në prona politike dhe përgjatë rrugëve

Vendosja e shiritave të kuq në rrugë

Largim nga lista e votuesit

Vendosja e posterëve në shtylla elektrike

Vendosja e posterëve në objekte publike./Insajderi.com

Njoftim lidhur me ankesat e vendosura nga PZAP-i që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore të Zgjedhjeve të Parakohshme për…

Posted by Paneli Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa on Thursday, February 11, 2021