PZAP mblidhet të enjten për të vendosur për ankesat

Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë dhjetë ankesa për balotazh nga partitë politike. Ditën e enjte do të jepet sqarim në secilën prej tyre.

Kryesuesi i sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku tha për lajmi.net se nesër do të vendosët për ankesat e partive politike. “Afati për vendosjen e ankesave është deri nesër në ora 19:00”, tha Desku.

Ndërsa, gjatë ditës së diel Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka përfunduar numërimin e votave në të gjitha qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Partitë politike kanë adresuar ankesat e tyre për procesin zgjedhor në PZAP. Deri në ditën e martë në PZAP janë adresuar 10 ankesa. Nga to, dy kanë qenë nga Alternative, një nga Lëvizja Vetëvendosje, katër  nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe tri  nga Partia Demokratike e Kosovës.

Afati për paraqitjen e ankesave lidhur me ditën e votimit është 24 orë prej mbylljes së vendvotimeve, qe i bie se ky afat ka qenë prej orës 19:00 i datës 19.11.2017 deri ne ora 19:00 i datës 20.11.2017.

Të kujtojmë se LDK-ja ka kërkuar rinumërim të votave në Prishtinë.