Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka ushtruar ankesë në PZAP për zgjedhjet e balotazhit në tri komuna – Prishtinë, Dragash dhe Kamenicë.
Kurse Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë ankesë në PZAP për rezultatet e zgjedhjeve lokale në tri komuna – Rahovec, Klinë dhe Prizren.
Këtë e ka konfirmuar për Insajderin edhe Mul Desku nga PZAP-ja.
Përveç kësaj, ankesë në PZAP ka bërë edhe kandidati i pavarur për komunën Shtimes, Fatmira Rashiti./Insajderi.com