QAnon teoria konspirative sipas të cilës Donald trump do ta shpëtojë botën nga e keqja

QAnon teoria konspirative sipas të cilës Donald trump do ta shpëtojë botën nga e keqja

Një teori konspirative sipas të cilës Donald Trump do ta shpëtojë botën nga e keqja dhe nga pedofilët ka marrë vëmendje të madhe në të gjithë botën.

Ata që e besojnë këtë teori kanë pikëpamje te cilat konsiderohen shqetësuese, si: “Pandemia është mashtrim, lufta mes racave nuk egziston dhe gjëra të ngjajshme” që janë duke ndikuar në konflikte acaruese dhe ndarje mes familjeve, raporton BBC, shkruan Insajderi.

QAnon është një teori konspirative e elaboruar thellësisht, sipas të cilës bota është e kontrolluar nga një sekt elitar pedofilësh që i besojnë Satanit dhe që kontrollojnë gjithçka, përfshi mediat, Hollywood-in, politikën dhe sidomos Hillary Klinton. Sipas tyre JFK u vra nga CIA, 9/11 nuk ishte aksident dhe qeveria po tenton të kontrollojë njerëzit.

Sipas kësaj teorie, Trump dhe oficierë të lartë të intelegjencës militare janë duke japur informata në postime nëpër forume anonime si 4chan, 8chan dhe 8kun.

Është një lloj kulti i Trump-it edhepse, jo të gjithë ata që i besojnë kësaj teorie janë përkrahës të presidentit. Shumica e atyre që i besojnë kësaj janë njerëz që kalojnë kohë shumë të madhe online.

Gjatë periudhës së izolimit numri i ndjekësve të kësaj teorie u rrit për 70 përqind. Edhepse shumica e ndjekësve janë nga SHBA, është duke u rritur numri i ndjekësve nga Gjermania, Brazili e Anglia.

QAnon ka lindur nga platforma që janë asociojnë me lëvizjet raciste dhe me ekstemista të djathtë./Insajderi.com