“Qasja e BE-së ndaj Kosovës e padrejtë – qytetarët meritojnë lëvizje të lirë”

“Qasja e BE-së ndaj Kosovës e padrejtë – qytetarët meritojnë lëvizje të lirë”

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka folur për qasjen e BE-së ndaj Kosovës sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.

“Pothuajse si çdo herë tjetër, në takime të formatit të tillë, nënvijëzova edhe qasjen e padrejtë të BE-së karshi qytetarëve të Kosovës. Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet teknike dhe meriton të lëvizë lirshëm pa regjim vizash, në hapësirën e Bashkimit Evropian”, kështu ka thënë Cakaj në takimin që pati me ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde.

Image may contain: 6 people, people sitting and indoor

Gjatë takimit, u diskutua edhe mbi dinamikën e marrëdhënieve dypalëshe, avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, zhvillimet në rajonin e Ballkanit dhe sfidat e sigurisë.

Forcimi i dialogut politik, jo vetëm mes vendeve tona, por edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor e më gjerë, ku si Shqipëria, ashtu edhe Suedia luajnë një rol aktiv, u cilësua i një rëndësie të veçantë.

Cakaj vlerësoi rolin mbështetës të Suedisë për procesin e zgjerimit, në përgjithësi dhe përpjekjeve të Shqipërisë, në veçanti, në këtë proces.

Ata ndanë të njëjtin mendim se, procesi i integrimit në BE, mbetet procesi më themelor për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi ofron kuadrin e nevojshëm të reformave drejt stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm politik dhe ekonomik të Shqipërisë./Insajderi.com