Janë raportuar mëse 160,000 thyerje sigurie shumica në Britani, Gjermani dhe Holandë. Këtë vit është vënë re një rritje me 12.6% në tetë muajt e parë të GDPR." />

Që kur hyri në fuqi, ligji Evropian i privatësisë ka vendosur gjoba prej 114 milionë euro

Që kur hyri në fuqi, ligji Evropian i privatësisë ka vendosur gjoba prej 114 milionë euro

Janë raportuar mëse 160,000 thyerje sigurie shumica në Britani, Gjermani dhe Holandë. Këtë vit është vënë re një rritje me 12.6% në tetë muajt e parë të GDPR.

Ka kaluar 1 vit e 8 muaj që nga miratimi i ligjit Evropian të privatësisë GDPR (General Data Protection Regulation) dhe mëse 114 milionë euro gjoba janë vendosur deri më sot.

Janë raportuar mëse 160,000 thyerje sigurie shumica në Britani, Gjermani dhe Holandë. Këtë vit është vënë re një rritje me 12.6% në tetë muajt e parë të GDPR.

GDPR hyri në fuqi si një mjet i Bashkimit Evropian për të vendosur gjoba ndaj kompanive deri në 4% të të ardhurave globale të tyre. Është gjithashtu një mode për pjesën tjetër të botës sesi të rregullojë qarkullimin e informacioneve personale në duart e gjigantëve të teknologjisë.

Gjoba më e rënë është vendosur në Francë ndaj Google prej 50 milionë euro për mungesë transparence. Për ta vendosur në kontekst, Google së fundi u vlerësua me 1 trilionë dollarë.

Megjithatë raporti i firmës ligjore DLA Piper nuk mori në konsideratë një gjobë prej 183 milionë eurosh që mund ti vihet IAG, kompanisë që zotëron British Airways do të shërbente si rekord më vete.