Që nga Sheherzadja, gratë të cilat lexojnë janë të rrezikshme

Që nga Sheherzadja, gratë të cilat lexojnë janë të rrezikshme

Të mbytura në një botë plot burra dhe ku ato supozohej të mbeteshin pasive, gratë e gjetën mënyrën për tu aktivizuar.

E përdorën letërsinë. Dhe kësisoj, gratë që nisën të lexonin e të zgjeronin kufijtë e tyre. U bëtë të rrezikshme.
Stefan Bollman ka përmbledhur në një libër historinë e grave që lexojnë. Gratë në piktura të ndryshme janë duke lexuar libra, duke mos e çarë kokën për asgjë tjetër, duke lënë pas burrat e fëmijët shpesh për të lexuar, për tu koncentruar.

Franz Eybl, Lesendes Mädchen

Libri në gjuhën spanjolle është fantastik, dhe për ata që e kuptojnë këtë gjuhë do të ishte një fillim i mirë për të kuptuar shoqëritë dhe gratë që nisën të lexonin.

Felix Vallotton, Young Lady Reading

Bollman ka hulumtuar mungesën e medieve dhe gratë, se si atë e përdorën letërsinë për të ushqyer tek të tjerët rrezikun. Ato u bënë të rrezikshme, pasi morën informacionin e duhur prej librave.
Esther Tusquets ka shkruar: Që nga Sheherzadja e deri te gjyshet e nënat tona, gratë kanë ndryshuar historinë dhe kanë qenë tregimtaret gjeniale të historisë.

Friedrich heinrich füger / magdalena

Në libër shkruhet se burrat duan që gratë të bëjnë sa më pak gjëra, dhe mundësisht ato që ata i kanë dëshirë. Në vitin 1532, humanisti Juan Luis Vives i këshillonte burrat që të mos i lejonin gratë e tyre të lexonin, sepse gratë nuk duhet të krijojnë gjykimin e tyre.

“Jeune décadente” – Ramon Casas