Qëllohet me Kallashnikov një 20-vjeçar në Shqipëri

Qëllohet me Kallashnikov një 20-vjeçar në Shqipëri

Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi u qëllua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune, rreth orës 21:00 në Vaun e Dejës, kur i riu me iniciale E.Z u qëllua me automatik në mes të rrugës, raporton TCh.

I plagosuri është në gjendje të rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital. Policia ndërkohë po heton për identifikimin e autorëve, motivin e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe nëse i plagosuri ka pasur ndonjë konflikt të mëparshëm./Insajderi.com