Qëllohet me plumba zyra e PD-së në Kavajë, një i plagosur

Qëllohet me plumba zyra e PD-së në Kavajë, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e së hënës në drejtim të zyrës elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

Për pasojë, një person ka mbetur i plagosur.

Mediat në Shqipëri raportojnë se shtetasi Bledar Okshtuni është qëlluar me armë zjarri.

Ai është dërguar në spitalin e Kavajës, dhe sipas raportimeve të mediave vendore, është jashtë rrezikut për jetën./Insajderi.com