“Qen bir qeni plum lulen e ballit ka met vra” – kërkohet pushkatimi i Shkëlzen Gashit

“Qen bir qeni plum lulen e ballit ka met vra” – kërkohet pushkatimi i Shkëlzen Gashit

Pas deklaratave të Shkëlzen Gashit, ish-këshilltarit të Kryeministrit në largim, Albin Kurti, ku tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), ka kryer krime dhe duhet të dënohet.

Kritikat ndaj Gashit pas kësaj deklarate nuk kanë të ndalur, së fundit është kërkuar që ai edhe të pushkatohet.

Një qytetar në profilin e tij ka postuar fotografin e Shkëlzen Gashit ku mbi foto ka shkruar “Qen bir qeni, ty duhet me të pushkatu shumë shpjet”, përcjell Gazeta Insajderi.

“Shkelzen Gashi Ty duhet met pushkatu besen e shqiptarit po ta jepi që um jepet mundësia unë me dor teme kamet VRA”, ka shkruar qytetari me emrin Alban Thaçi.

Gashi në emisionin Frontal në T7 gjatë ditës së djeshme tha se duhet të dënohen të gjithë ata që kanë kryer krime gjatë luftës. I njëjti kishte thënë se gjatë fushatës në zgjedhjet e fundit, e ka këshilluar Kurtin që të mos del kundër Gjykatës Speciale.

I pyetur se a ka ndërruar qëndrim për Gjykatën Speciale, Gashi thotë se ka organizata ndërkombëtare që flasin për krime që janë kryer nga ish-ushtarë të UÇK-së.

“Çka mendon ti pse është themeluar Gjykata Speciale, pse dy të tretat e deputetëve të Kuvendit e kanë votu themelimin, një nga mospajtimet e mia me LVV, unë mendoj që duhet me u themelu. Unë mendoj që po janë faktet e organizatave ndërkombëtare që flasin për krime që individ nga radhët e UÇK ‘së i kanë bërë ndaj civilëve të pafajshëm dhe unë mendoj që duhet me u dënu”, ka thënë dje Gashi.

Kjo deklaratë e tij nxiti reagime me ç’rast gjatë ditës së sotme Gashi edhe u shkarkua nga posti i këshilltarit. /Insajderi.com