
Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Fushë Kosovë, një nga zyrtarët ka rezultuar pozitiv me Coronavirus, përcjell Insajderi.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, për shkak të rrezikut nga përhapja e infeksionit është marrë vendim që kjo qendre të mbyllet përkohësisht deri në një vendim tjetër.
“Vetëm tërheqja e dokumenteve që janë të gatshme, mund të bëhet në këtë Qendër.
Ndërsa, për të gjitha aplikimet për dokumente, qytetarët mund t’i drejtohen Qendrave tjera me të afërta”, thuhet në komunikatë./Insajderi.com