Qëndrimi i grimit nga mëngjesi deri në mbrëmje! Këta janë disa nga hapat

Qëndrimi i grimit nga mëngjesi deri në mbrëmje! Këta janë disa nga hapat

Si çdo njeri me lëkurë të yndyrshme edhe unë kam bërë një mijë gabime në tentativë për ta mbajtur yndyrën nën kontroll.

Duke filluar me produktet super agresive për të trajtuar aknet në adoleshencë, tek larja e fytyrës 1000 herë në ditë, duke mos ditur se kjo thjesht do të nxiste edhe më tepër lëkurën time të prodhonte yndyrë.

Gjithçka nis me një larje të kujdesshme

Merrini të gjithë larësit që ta thajnë lëkurën dhe hidhini në koshin e plehrave dhe në vend të tyre, zgjidhni një larës delikat, mundësisht në formë qumështi. Kujdes: Produktet që janë të etiketuar për “lëkurë të yndyrshme” përgjithësisht janë tepër agresivë ndaj lexoni me kujdes etiketat.

Kremi i duhur hidratues është thelbësor

Fakti që lëkura ime ishte e yndyrshme, më bënte të mendoja gjithnjë se duhej t’i jepja një hidratim sa më minimal për të mos e bërë akoma më të yndyrshme. Gabim! Në të vërtetë lëkura ime ishte e dehidratuar dhe pikërisht kjo e nxiste të prodhonte edhe më shumë yndyrë. Pas kërkimeve e eksperimentimeve të shumta, zbulova se hidratuesi Mattifier ishte i duhuri për mua pasi përveçse ka aftësinë të mbajë fytyrën time mat për orë të tëra, ka dhe një mori përbërësish hidratues si vitamina E, glicerina, etj.

Argjila është një bekim

Për vite me radhë kam qenë skeptike e maskave të fytyrës, derisa provova argjilën. Tërësisht ndryshim programi! Argjila mesa duket është perfekte për nxjerrjen e papastërtive nga skutat më të thella të poreve tona si dhe për të balancuar prodhimin e yndyrës. Me një kombinim të argjilës së bardhë dhe asaj jeshile, maska Matt Creator që përdoret tre herë në javë, i ka dhënë një jetë të re lëkurës sime dhe këtë e vë re çdo mëngjes, duke qenë se pas zgjimit mjafton thjesht ta shpëlaj me ujë të vakët fytyrën pasi yndyra është minimale.

Grimi i mirë nis me një bazë të mirë

Nëse ende nuk besoni tek primer-i përpara vendosjes së fondatintës, ju ftoj të provoni Matt Crator Primer  dhe do bëni be për të! Primer-i është baza më e mirë për një grim që zgjat dhe për një lëkurë sa më uniforme.

Fondatinta s’mund të jetë rastësore

Sigurisht që përzgjedhja e një fondatinte me tonalitetin e duhur është e rëndësishme që grimi të mos duket si maskë, por përbërja e saj është akoma më e rëndësishme. Fondatinta Matt  ka qenë shpëtimi im pasi përveçse është shumë e lehtë në teksturë, qëndron me orë të tëra në mënyrë perfekte në lëkurë dhe ka mbulim të plotë. Bonus: Kjo fondatintë luan po aq mirë dhe rolin e korrektorit për të mbuluar rrathët e syve.

Mos neglizhoni fuqitë e pudrës fiksese

Një fondtatintë mat ka aftësinë të qëndrojë për dyfishin e kohës nëse pas aplikimit të saj, përdorni pudër fiksuese. Pudra Finishing Transparente ndonëse duket e bardhë, ka aftësinë të bëhet e tejdukshme e të reflektojë pigmentin e lëkurës pas aplikimit dhe e mban fondatintën në vend pa e tharë lëkurën. Duke qenë se paketimi i saj është ideal me pasqyrën e vogël dhe sfungjerin e aplikimit, e mbaj gjithnjë në çantë me vete për ndonjë ditë me shumë lagështirë.