Partia Demokratike e Kosovës ka ndërruar qëndrim sa i takon themelimit të Gjykatës Speciale në Kosovë që do të hetonte krimet e luftës.
Deputeti i kësaj partie, Hajdar Beqa ka konfirmuar për Insajderin se shumica e deputetëve të kësaj partie janë kundër themelimit të kësaj gjykate.
“Realisht tash është kryesia e kuvendit është mbledhur dhe pastaj do të mblidhet grupi dhe do ta kemi qëndrimin tonë, por megjithatë shumica e deputetëve kanë nënshkruar për shfuqizimin e dhomave të specializuara për Gjykatën Speciale”, ka thënë Beqa për Insajderin.