Qëndron Kastrati shërohet nga coronavirusi

I pari i Kamenicës është shëruar plotësisht nga coronavirusi, tri javë pasi ishte infektuar.

Qëndron Kastrati shërohet nga coronavirusi

Kyretari i Kamenicës, Qëndron Kastrati është shëruar nga coronavirusi

I pari i Kamenicës para disa jave ishte infektuar me coronavirus për t’u vetizoluar deri më sot, por nga tani ai mund të dalë në vendin e tij të punës pasi konsiderohet i shëruar.

Kastrati thotë se e ka kaluar virusin pa asnjë simptomë, por 17 ditë nga momenti kur e ka bërë testin ai konsiderohet i shëruar plotësisht.

“Mirë po ndihem dhe sipas protokollove prej sot konsiderohet që jam shëruar. E kam kaluar pa asnjë simptomë, asnjë mundim. Janë bërë plotë 26 ditë nga sot, 21 ditë në izolim dhe 17 ditë nga momenti që kam bërë testin. Për hir të vërtetës për mu lajm i mirë ka qenë që asnjë nga kontaktet e mia nuk kanë qenë të infektuar. Nga aspekti im personal ai ka qenë lajm më i mirë. Unë kam qenë asimptomatik. Një ndjenjë më e vështirë ishte ndjenja që mund ta kisha infektuar dikë tjetër”, ka thënë ai për telegrafin.

Në tri javët e fundit janë rritur rastet me coronavirus në vend, madje Qeveria ka marrë disa masa për ta parandaluar përhapjen e COVID-19. /Insajderi.com/