Qeni Belgian Malionois po stërvitet për nuhatje të personave të infektuar me Covid 19

Qeni Belgian Malionois po stërvitet për nuhatje të personave të infektuar me Covid 19

Një projekt tepër interesant dhe premtues e kanë filluar autoritetet austriake, pasi ata kanë filluar stërvitjen e qenve të racës, Belgian Malionois ose pastor belg, për të nuhatur personat e prekur me Covid 19.

“Po është e vërtetë. Qentë tanë mund të zbulojnë gjëra të ndryshme dhe këtu nuk ka asgjë për tu habitur. Ata kanë zbuluar e po zbulojnë armë, lëndë narkotike dhe eksploziv. Tani në këtë kohë kur bota po përballet me coronavirus, ne kemi menduar që të fillojmë me trajnime për qentë tanë nuhatës, që ata të nuhasin personat e infektuar me këtë virus” tha Ministrja e Mbrojtjes e Austrisë, Claudia Tanner, transmeton Insajderi.

Shkolla e veterinarisë e Alfort në Francë, ka bërë studime të njëjta, ku 15 qenë të racës belgiane, janë trajnuar dhe kanë marrë pjesë në testime për nuhatje të virusit, ku suksesi i tyre, varësisht nga qeni, ka rezultuar prej 83% deri në 100%, një shifër kjo tejet premtuese.

“Ne kemi arritur në përfundimin se ekzistojnë prova të forta që qentë mund të zbulojnë një preson që është i prekur me virusin e covid 19” tha profesoi Dominique Grandjean, i cili ishte pjesë e këtij studimi./Insajderi.com.