Qenushat e Dua Lipes flasin shqip në videon e Vogue

Qenushat e Dua Lipes flasin shqip në videon e Vogue

Në videon e Dua Lipës për revistën ”Vogue”, dëgjohet një fjali në shqip, e cila përkthehet ndërkohë me titra anglisht.

Nëse e keni parë një herë këtë video me siguri nuk e dalluat zërin e një vajze që thotë ”Ajo veshi Marc Jacobs”.

Artistja kosovare me famë në botë e ka shpërndarë këtë video në Instagram, ku ndiqet nga afërisht 40 milion njerëz.

Dua gjithmonë ka treguar për origjinën e saj dhe sesa krenare ndihet që është shqiptare. Vetëm të përmendim koncertet e mbajtura në Kosovë, ”Sunny Hill Festival”, ku performojnë artistët më të mirë botërorë.